Nuk ka fitues në “Teatrin e Ëndrrave”, Tottenham përmbys Aston

Nuk ka fitues në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi supersfida mes Manchester United dhe Chelsea përfundon në barazim 1-1, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit anglez.
Pas një pjese të parë të luftuar të mbyllur në barazim pa gola, “djajtë e kuq” kalojnë në avantazh me Bruno Fernandes, që realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa e vendasve nuk zgjat shumë pasi miqtë barazojnë shifrat me Moises Caicedo.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja kampet, rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon. Mbyllet 1-1 në “Old Trafford” dhe të dyja skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme në Premier Ligë, Tottenham fitoi me përmbysje 4-1 përballë Aston Vilës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




