De Bruyne e Haaland, më të paguarit në Premier League

Angli | 2 vite më parë

Lojtari që fiton më shumë në të gjithë kampionatin anglez është Kevin de Bruyne, 24.79 milionë euro në vit. Në vendin e dytë pason bashkëlojtari i tij te City, Erling Braut Haaland me 23.24 milionë euro.

Këto janë të dhënat e Spotrac për pagat e Premier League ku ndër vendet e para ka pak ndryshime në krahasim me sezonet e tjera. Pranë është Casemiro, i cili arrin në 21.69 milionë euro në radhët e Manchester United, pas largimit nga Real Madrid. Në vendin e katërt është Mohamed Salah, i cili fiton po aq sa braziliani.

Raheem Sterling mbyll Top-5 me një pagë vjetore prej 20.14 milionë euro. Duhet të shikosh mjaft poshtë në renditje për të gjetur Trent Alexander-Arnold, i Liverpool-it, i cili arrin 10.90 milionë euro në sezon.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme