Magjia e “FA Cup” është edhe kjo… Huddersfield eliminohet nga

Angli | 2 vite më parë

Amatorët e Tamworth kanë qenë sencacioni i mbrëmjes së kaluar duke eliminuar nga “FA Cup” ekipin e Huddersfield Town falë një goli, të cilin nuk keni mundësi ta shikoni shpesh.

Rrjeta që vendosi ndeshjen u përgatit nga Tom Tonks, i cili nga një distancë gati 40 metra, ekzekutoi me dorë rivënien dhe më pas bëri gjithçka vetë portieri Chris Maxwell.

Rivënia e Tonks ishte e fortë, por meritë për golin e kishte Maxwell, i cili gaboi me mënyrën se si preferoi që të frenonte atë top në sytë e 3533 spektatorëve në “The Lamb Ground”.

Për ekipin e Tamworth, të cilët janë pjesë e Ligës Kombëtare (niveli i pestë në hierarkinë e futbollit anglez), të tilla mrekulli ndodhin rrallë. Sipas rregullores së futbollit një lojtar nuk mund të shënojë gol me dorë, por në këtë rats ka qenë “kontributi” i portierit mik që ka kthyer të vlefshme rrjetën.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme