Vajza e Pol Gaskonj akuzon për ngacmim seksual Mohamed Al-Fajed

Angli | 2 vite më parë

Bianka Gaskonj ka akuzuar publikisht bosin e “Harrods” për ngacim seksual dhe dhunë verbale. Sipas vajzës së Pol Gaskonj, Mohamed Al-Fajed ka abuzuar gjatë kohës që ajo punonte në stafin e manjatit nga Egjipti, i cili ndërroi jetë më 30 gusht të 2023 në moshën 94-vjeçare.

Gjatë një interviste për “Sky News”, 37-vjeçarja tha se nuk kishte bërë publike akuzat pasi ishte e turpëruar nga ajo që kishte ndodhur.

Fjalët e vajzës së Gaskonj kanë ardhur pas një procesi të madh të hapur ndaj kompanisë “Harrods”, e cila është dërguar në gjyq prej 250 punonjësve, të cilët ishin pjesë e sektorit të shitjeve, të cilët pretendojnë se kanë përjetuar të njëjtën eksperiencë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme