Premier League, fitojnë Tottenham, United dhe Aston Villa

Angli | 2 vite më parë

Në ditën e tetë të Premier League, Tottenham dominon derbin e Londrës: 4-1 ndaj West Hamit me golat e Kulusevski (36′), Bissouma (52′), Todibo (autogol në 55′) dhe Son (60′). Me këtë sukses, Spurs kalon në 13 pikë, humbja e katërt në tetë ndeshje për West Hamin, i cili mbetet në 8.

Rikthim te suksesi për  United: 2-1 në Brentford nënshkruar nga Garnacho dhe Hojlund. United ngjitet në 11 pikë dhe arrin të mos humbasë terren nga vendi i katërt, duke kaluar edhe Brentfordin që ka ngecur në 10.

Aston Villa e Emery mundi Fulham 3-1 dhe mbetet në zonën e Champions League. 17 pikë për formacionin e Emery, ndërsa Fulham pëson humbjen e tretë në kampionat.

Brighton mundi Newcastle 1-0 falë Welbeck, kthesa e Leicester: nga 0-2 në 3-2 me Southampton.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme