Junajtid ul shpenzimet, pronari i ri prish kontratën me Sër Aleks

Me ardhjen e Sër Xhim Ratklif në krye të shoqërisë së Mançester Junajtid klubi ka hyrë në një epokë kursimi në mënyrë që të rikthehet brenda standardeve të pranueshme sa i përket bilanceve financiare.
Për të ulur shpenzimet e klubit numri një i Junajtid ka vendosur për të ndërprerë marrëdhënien me Sër Aleks Ferguson, i cili shërbente në klub si ambasador që prej 17 tetorit të 2013-ës. Mësohet se Ferguson përfitonte rreth 2.28 milionë euro në vit për të kryer këtë detyrë.
Trajneri skocez është njëri prej ikonave të klubit pasi në 26 vitet kur drejtoi ekipin, “Djajtë” e “Old Trafford”-it fituan plot 38 tituj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




