Guardiola: Messi, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Pep Guardiola reflekton për të ardhmen e tij, sezoni aktual mund të jetë edhe sezoni i tij i fundit në pankinën e Manchester City pas nëntë vitesh në të cilat ai udhëhoqi “Qytetarët” për të fituar gjithçka, fillimisht në Angli dhe më pas në Evropë.
Por ende asgjë nuk është vendosur, siç ka konfirmuar vetë trajneri katalanas për ‘Che tempo che fa’, i ftuar në emisionin e Fabio Fazios. “Të largohesh nga City? Nuk është e vërtetë, nuk e kam vendosur ende. Dhe nuk është e vërtetë që do të jem as trajneri i ardhshëm i Anglisë. Nëse do të kisha vendosur do ta thosha… As unë nuk e di, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Ndoshta është mungesë respekti për Maradonën dhe Pelen, por Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ne jemi me fat që e përjetojmë atë sepse ndodh vetëm një herë”, ka shtuar më tej Guardila, duke cilësuar “pleshtin” si më të mirin e të gjitha kohërave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




