Mazraoui diagnostikohet me një sëmundje të rallë në zemër, Junajtid

Angli | 2 vite më parë

Nous Mazraoui i është nënshtruar një operacioni në zemër pasi ka ankuar disa ç’regullime në rrahjet e zemrës.

Marokeni, i cili i kushtoi arkave të Junajtid plot 20 milionë euro, kërkoi të zëvendësohej në mes të ndeshjes mes Junajtid dhe Aston Vilës pasi kishte probleme në zemër.

Klubi anglez ka bërë me dije se ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe se lojtari pritet që të rikthehet në fushë shumë shpejt.

Sipas medieve italiane u aludua se marokeni do të qëndronte larg fushave për më shumë se dy muaj, por sipas komunikatës të bërë publike nga klubi lojtari do të rikthehet në fushat e lojës më shpejt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme