Brighton përmbys Tottenham-in

Angli | 2 vite më parë

Java e 7-të e Premier League sheh rikthimin e bujshëm të Brighton-it, i cili mund 3-2 Tottenham. Një ndeshje plot emocione në Amex Stadium, ku Minteh, Rutter dhe Welbeck përmbysën avantazhin e dyfishtë të skuadrës mike, të firmosur nga Johnson dhe Maddison.

Brighton i rikthehet fitores, duke u ngritur në 12 pikë në renditje dhe duke kaluar Tottenham. Humbje jashtëzakonisht e hidhur për Spurs, të cilët ndërpresin serinë e dy sukseseve radhazi dhe mbeten të mbërthyer në 10 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme