Guardiola dhe Kupa e Botës për Klube: Të shtyhet fillimi i Premier

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, foli për BBC në lidhje me një kërkesë të veçantë që i është bërë Premier Ligës për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, City do të duhet të marrë pjesë në edicionin e parë të Botërorit të ri të Klubeve dhe për këtë arsye i ka bërë kërkesë Federatës që të shtyjë me dy javë fillimin e sezonit të ardhshëm. Refuzimi i Premier është i qartë.
“Premier Liga nuk na lejoi të shtyjmë dy ndeshjet e para. Epo, faleminderit shumë. Klubi i ka kërkuar ligës që të shtyhet me një ose dy ose tre javë në mënyrë që ne të marrim një pushim pas Kupës së Botës (për klube). Po sikur Premier të thotë po? Jo. Absolutisht jo”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




