S’ka më kohë për Ten Hag, trajneri ka humbur besimin edhe të

Sër Xhim Ratklif, numri një i Mançester Junajtid, për herë të parë nuk ka mbështetur në publik trajneri Erik ten Hag, i cili pas barazimit në Porto, duket se i ka orët e numëruara.
Ratklif ishte sot në “American Cup” për të ndjekur nga afër skuadrën e tij në garën e njohur të velave, dhe pasi u prezantua përballë gazetarëve për BBC nuk pranoi që ti përgjigjej pyetjes nëse ka ose jo besim te trajneri holandez.
“Nuk dua ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Unë e pëlqej shumë Erikun, madje mendoj se është një trajner i mirë, por nuk është vendimi im nëse ai do të vazhdojë ose jo të jetë trajner i Junajtid. Për të administruar Junajtid kemi një bord të përbërë nga profesionistë”, tha Sër Xhim Ratklif, numri një i ”INEOS”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




