Nga Bremer te Guehi, Liverpuli kërkon pasardhësin e Van Dijk

Team Talk ka zbuluar disa thashetheme merkatoje në lidhje me Liverpulin: “të kuqtë” po lëvizin që tani për të gjetur një zëvendësues të mundshëm për Virgil Van Dijk, mbrojtësin holandez, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm.
Ndër pistat e marra në konsideratë do të ishte edhe ajo që çon te qendërmbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, i cili së fundmi zgjati marrëveshjen e tij me bardhezinjtë deri në vitin 2029: klubi italian e vlerëson kartonin e lojtarit 70 milionë euro.
Emra të tjerë në listën e anglezëve janë ata të Gonçalo Inacio të Sporting Lisbonës dhe Loic Badé të Sevillas. Në sfond, edhe Marc Guéhi i Crystal Palace, me vlerë 90 milionë euro, por që i skadon kontrata në vitin 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




