Premier League, Haland monstruoz, Liverpul disfatë historike

Pas katër javësh kampionat Mançester Siti ka marrë sot kryesimin i vetëm pasi përmbysi në shtëpi ekipin e Brendfordit. Miqtë surprizuan kampionët në fuqi duke i ndëshkuar që në minutën e parë me Visa. Por në “Etihad Stadium” mendoi për të rikthyer ekuilibrat në vendin e tyre Erling Haland, autor i dy golave me vlerë tri pikët.
Mançester Siti mbetet skuadra e vetme me pikë të plota në kampionat pas katër ndeshjesh, pasi Liverpuli është mundur në shtëpi me rezultatin 1-0 nga Notingem Forest. Goli i Hadson-Odoit në pjesën e dytë i dha miqve suksesin që u mungonte prej 55 vitesh, teksa ndali ecurinë perfekte të skuadrës së Arne Slot.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




