Thiago Silva rikthehet te Chelsea: Gjithmonë kënaqësi

Thiago Silva, ish-mbrojtësi i madh i Chelsea, u rikthye sot në Cobham dhe postoi disa foto duke u përqafuar dhe duke qeshur me punonjësit e qendrës sportive të Chelsea, duke komentuar: “Është gjithmonë kënaqësi të kthehem në këtë vend të veçantë. Faleminderit për dashurinë tuaj të vazhdueshme”.
Braziliani luajti 155 ndeshje për Chelsean, duke shënuar 9 gola nga 2020-2021 deri në 2023-2024. Qendërmbrojtësi ka luajtur 113 herë në Premier League, 9 në FA Cup, 6 në Kupën EFL, 2 në Kupën e Botës për Klube dhe 25 në Ligën e Kampionëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




