E bujshme nga Anglia, Todd Boehly mund të largohet nga Çelsi

Angli | 2 vite më parë

Nga Anglia vijnë lajme surprizë në lidhje me të ardhmen e klubit të Çelsit. Todd Boehly mund të largohet nga drejtimi i klubit londinez për shkak të marrëdhënieve konfliktuale me aksionarin tjetër Behdad Eghbalin.

Sipas Bloomberg, aksionari aktual i Çelsit, Todd Boehly, po mendon të shesë aksionet e tij. Klubi londinez aktualisht është i strukturuar si më poshtë: 61.54% i takon kompanisë së investimeve Clearlake Capital, e cila i referohet Boehly. Pjesa e mbetur prej 38.46% ndahet midis tre sipërmarrësve Todd Boehly, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss.

Behdad Eghbali, bashkëthemelues i Clearlake Capital, thuhet se është në mosmarrëveshje me Boehly dhe mund të blejë aksionet e kësaj të fundit. Arsyet lidhen me drejtimin e klubit.

Klubi londinez që prej ndërrimit të pronësisë është spikatur për ndërhyrjen e fortë në merkato. Vetëm në këtë sesion janë shpenzuar mbi 200 milionë. Vitin e kaluar shuma e shpenzuar ishte 464 milionë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme