Chelsea, rinovim unik për Jackson

Angli | 2 vite më parë

Nicolas Jackson ka nënshkruar kontratën e tij të re me Chelsea-n e vlefshme deri në qershor 2033. Sulmuesi senegalez ka hedhur në letër një marrëveshje me Blutë, të kërkuar nga klubi i cili është shumë i kënaqur me ndikimin e tij në Premier League. Kontrata e re me nëntë sezone – raporton eksperti i tregut ndërkombëtar Fabrizio Romano – është negociuar nga agjenti i tij, Ali Barat, pronar i Epic Sports, dhe statusi zyrtar pritet së shpejti.

A ka besim te Jackson? Ditën e djeshme në konferencën për shtyp u bë edhe kjo pyetje Enzo Maresca dhe trajneri italian tregoi se ka besim të madh te ish-lojtari i Villarrealit: “Unë kam besim, po ashtu edhe klubi. Ne kërkojmë një sulmues tjetër, por i besojmë Nicolas. E thashë javën e kaluar, kur dritarja e transferimeve ishte ende e hapur: ai po bën mirë me ne, jam shumë i lumtur me të”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme