Guardiola, premio për stafin e tij: 10 mijë stërlina për person

Angli | 2 vite më parë

Pesëqind mijë stërlina për stafin e tij, për ta falënderuar për fitimin e Premier League. Kjo është lëvizja që ka bërë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Sezonin e kaluar, City u bë skuadra e parë në futbollin anglez që fitoi titullin e ligës në katër sezone radhazi.

Ata gjithashtu arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin e shtatë radhazi. Në pesë vitet e fundit, Qytetarët kanë arritur të paktën në gjysmëfinale të FA Cup.

Sipas disa burimeve, paratë kanë ardhur direkt nga Guardiola, për një shpenzim total prej mbi 500 mijë stërlina. Bonusi përfshin punëtorët e pajisjeve, personelin e sigurisë dhe fizioterapistët.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme