Tonali shlyen dënimin, trajneri e grumbullon për ndeshjen e radhës

Angli | 2 vite më parë

Sandro Tonali është gati për tu kthyer në fushë. Mesfushori i Newcastle ka shlyer plotësisht dënimin prej dhjetë muajsh për “çështjen e basteve” dhe trajneri, Eddie Howe e ka grumbulluar atë për ndeshjen e Carabao Cup kundër Nottingham Forest që do të luhet nesër në mbrëmje.

Tonali është plotësisht në dispozicion të trajnerit anglez, i cili në konferencën për shtyp shprehu optimizmin e tij se mesfushori italian tashmë është në formë dhe shpreson që të jetë vendimtar për skuadrën.

Ndonëse një vit vonesë, Newcastle do të mund të fillojë të shijojë frytet e investimit prej rreth 70 milionë eurosh të bërë në verën e vitit 2023, duke blerë nga Milani mesfushorin italian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme