Kukureja e ironizoi pas “Euro 2024”, Haland përgjigjet me gol

“Ishte një këngë interesante nga ai djaloshi (i referohej Kukurejës). Nuk kam se çfarë të shtoj. Unë nuk mendoj shumë për ato vargje që më dedikoi pasi ai mund të bëjë atë që dëshiron. Vitin e kaluar më kërkoi fanellën ndërsa në Euro 2024 më bëri edhe një këngë”. Fjalët e Erling Haland pas triumfit të Sitit përballë Çelsit tregojnë shumë për marrëdhënien mes dy lojtarëve.
Siç dihet Kukureja futi “në valle” pa arsye Haland teksa në festën e fitores së Euro 2024 këndoi: “Haland bëhu gati se do të dridhesh”.
Edhe në fushë Haland u pa shumë i ftohtë ndaj Kukurejës, të cilin nuk e ndihmoi në momentin që spanjolli kërkonte ndihmë pas një kontraktimi të muskujve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




