Ishte pranë Dortmundit, Abdullahu mund të jetë shok ekipi me

Një gjë është e sigurt e ardhmja e Mustafë Abdullahut nuk do të jetë në Tiranë. Portieri bardheblu po stërvitet në Angli me ekipin e Ipsuiç dhe nëse bind drejtuesit e skuadrës në fjalë mund të jetë shok skuadre me Armando Brojën.
Portieri dardan ishte nxjerrë në shitje nga bardheblutë për të fituar para, ndonëse e blenë 50 mijë euro nga Besa. Gjatë verës u përfol se do të shitej në Gjermani pasi Borusia Dortmund kishte rënë dakord për ta blerë 250 mijë euro.
Gardiani i talentuar ka nisur stërvitjen me Ipsuiç Taun. 20-vjeçari edhe pse nuk zhvilloi një numër të madh ndeshjesh, vetëm 13, ia doli të tregonte cilësitë e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




