Risi në Premier League, ja ku do shpjegohen vendimet e VAR-it

Angli | 2 vite më parë

Anglia kurrë nuk e ka dashur VAR-in aq sa ka menduar ta heqë fare. Tifozët mbi të gjitha luftojnë për të kuptuar vendimet më të diskutueshme të arbitrave dhe për këtë arsye Premier League ka vendosur të nisë një risi të rëndësishme për të përmirësuar komunikimin.

Turneu kryesor i futbollit anglez ka hapur një llogari të re në rrjetin social X, në funksion të fillimit të sezonit 2024/25: Qendra e Ndeshjeve të Premier League.

Për herë të parë, kjo llogari zyrtare sociale do të ofrojë shpjegime dhe përditësime pothuajse në kohë reale mbi çështjet operacionale dhe të arbitrazhit për çdo ndeshje të Premier League. Llogaria do të postojë shpjegime të vendimeve të arbitrimit në fushë dhe përfshirjes së gjyqtarit ndihmës video (VAR), duke përfshirë rolin e teknologjisë në procesin e vendimmarrjes.

Në mungesë të transmetimeve të drejtpërdrejta audio VAR, pasi ato nuk lejohen aktualisht në futbollin botëror, Qendra e Ndeshjeve të Premier League do të jetë në gjendje të transmetojë informacione në kohë reale nga qendra VAR në mediat sociale gjatë një ndeshje të ligës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme