Fillon procesi kundër Mançester Sitit, klubi rrezikon rënien

Pritje e madhe në Angli për seancën kundër Manchester City për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave ekonomiko-financiare të Premier League: në dy javët e ardhshme pritet rezultati i çështjes që sheh “qytetarët” kundër kampionatit anglez për marrëveshjet me palët e lidhura, më pas vjen hapi më delikat për klubin kampion anglez i cili në skenarin më të keq do të rrezikonte edhe rënien nga kategoria.
Sipas Times, puna e komisionit të pavarur është çuar përpara nga nëntori deri në mes ose në fund të shtatorit, me një vendim që pritet në fillim të vitit 2025.
Nëse akuzat më të rënda do të vërtetoheshin, City do të rrezikonte rënien nga kategoria: ndër shkeljet e supozuara janë mosdhënia e informacionit të saktë financiar për 9 sezone, detajet jo të plota të pagesave ndaj Roberto Mancinit ndërmjet viteve 2009 dhe 2013 dhe detajet jo të plota të pagesave për lojtarë të ndryshëm nga 2010/11 deri në 2015/16.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




