Anglia prezanton trajnerin e ri, ja kush do drejtojë “3 luanët”

Angli | 2 vite më parë

Lee Carsley, trajner aktual i kombëtares angleze U-21, është zgjedhur nga Federata si trajner i ri i përkohshëm i “3 luanëve”.

Lee Carsley do të jetë trajneri i përkohshëm i Anglisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve të shtatorit, në pritje për të gjetur një zëvendësues të përhershëm për Gareth Southgate që dha dorëheqjen pas Kampionatit Europian.

50-vjeçari largohet nga roli i tij si trajner i kombëtares U21 të “3 Luanëve” dhe do të marrë drejtimin e Anglisë për ndeshjet kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës muajin e ardhshëm dhe do të emërojë skuadrën e tij të parë më 29 gusht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme