Edhe Shtutgarti shfaq interes për Brojën

Tashmë është e qartë që Armando Broja nuk bën pjesë në planet e Çelsit. Drejtuesit e klubit londinez kanë dërguar sulmuesin shqiptarë bashkë me Trevoh Çalobah dhe Romelu Lukakun që të stërviten me skuadrën e të rinjve.
Kjo tregon qartë që 22-vjecacri shqiptar duhet të largohet nga skuadra. Ofertat për Brojën nuk mungojnë, madje janë të shumta, por problemi qëndron në faktin se Çelsi do që ta shesë përfundimisht lojtarin, por ndërkohë thuajse të gjitha ofertat janë për huazim.
Në orët e fundit në skenë ka dalë edhe Shtutgarti, sipas Sky Germany klubi gjerman ka shfaqur interes për Brojën dhe kanë nisur bisedimet me Çelsin për transferimin e sulmuesit në Bundesligë. Negociatat janë në fazën fillestare, por e sigurt është që Broja do të largohet nga Çelsi në këtë sesion të merkatos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




