Guardiola: Unë trajneri i Anglisë? Jam shumë mirë te City

Angli | 2 vite më parë

Qarkullojnë zëra në Angli për mundësinë që Josep Guardiola të bëhet trajneri i ri i kombëtares angleze. FA (Shoqata e Futbollit) është në kërkim të një trajneri të ri pas lamtumirës së Gareth Southgate pas zhgënjimit në Euro 2024 dhe mes emrave të ndryshëm është përmendur edhe ai i trajnerit spanjoll, aktualisht i impenjuar me Manchester City në turne parasezonal.

Dhe pikërisht aty kjo pyetje iu drejtua vetë Guardiolës, i cili u përgjigj kështu: “Jam këtu, jam shumë i lumtur. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di nga vjen. Jam shumë i kënaqur. Këtu mezi pres që lojtarët të kthehen për të filluar stërvitjen të gjithë së bashku dhe për të rifreskuar atë që duhet të bëjmë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme