Federata e Futbollit mendon për Guardiolën si pasues të Sauthgejt

Në Angli janë gjithmonë e më të sigurt për emrin e pasuesit të Garet Sauthgejt. Sipas “The Indipendent” Federata e Futbollit është gati të mos emërojë pasuesin e Sauthgejt që tani pasi pret të mësojë çfarë do të bëjë spanjolli në fund të sezonit.
Siç dihet Guardiola po mendon seriozisht për të braktisur Mançester Sitin në fund të këtij sezoni pas 15 trofeve të koleksionuar në “Etihad”.
Federata e Futbollit ka lënë të kuptohet se për këto 12 muaj mund të punësojë në rolin e komisarit teknik një trajner të përkohëshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




