Manchester United, Ten Hag: Zirkzee do të na japë një dorë

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, komentoi ardhjen e ish-sulmuesit të Bolonjës, Joshua Zirkzee në mesin e Djajve të Kuq. “Ai është një lojtar që mund të lidhë lojën – tha trajneri – Ai mban topin, ka ide të mira, është kreativ, di të driblojë dhe të krijojë”.
“Ai ka karakteristika të ndryshme dhe kjo është gjithmonë ajo që ne po kërkojmë, kështu që na jep më shumë opsione taktikisht”.
“Kjo është mirë sepse, veçanërisht në sulm, ne kemi shumë lojtarë që mund të luajnë shumë direkt dhe mund të përfitojnë nga aftësitë e tij”.
Trajneri holandez më pas nënvizoi fuqinë e skuadrës në dispozicion: “Unë mendoj se ne kemi treguar se mund të mposhtim ekipin më të mirë në botë në rastin e fundit të sezonit. Pra, kur të gjithë janë në formë, ne tashmë kemi një ekip i mirë dhe arrijmë një nivel të lartë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




