Tjetër tragjedi në botën e futbollit, ndahet nga jeta portieri

Një tjetër tragjedi e tmerrshme trondit botën e futbollit. Matija Sarkic, portieri i Millwall, ka vdekur nga një sëmundje e papritur në moshën 26-vjeçare. Vetë klubi anglez e komunikoi këtë me një shënim të dhimbshëm:
“Millwall Football Club është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar se Matija Sarkic ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sarkic, portieri numër një i ‘Luanëve’, grumbulloi 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton në gusht 2023. Një ndërkombëtar malazez, Matija ka përfaqësuar me krenari vendin e tij në shumë raste.”
Vetëm dhjetë ditë më parë ai ishte protagonist i ndeshjes mes Malit të Zi dhe Belgjikës, të fituar nga kombëtarja e drejtuar nga trajneri Tedesco 2-0 falë golave të De Bryne dhe Trossard. Sarkiç iu bashkua skuadrës së Championship Millwall vetëm një vit më parë nga Wolverhampton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




