Tuchel refuzon stolin e Manchester United

Angli | 2 vite më parë

Cili do të jetë fati i Thomas Tuchel këtë verë? Jo në Angli, por ndoshta askund tjetër. Pasi përfundoi përvojën e tij te Bayerni i Mynihut pa asnjë trofe, i ndalur në gjysmëfinalen e Champions League nga Real Madrid, trajneri gjerman megjithatë mori një ofertë për të filluar sërish stërvitjen menjëherë.

Sipas mediave britanike, 50-vjeçari ka pasur bisedime me Manchester United ditët e fundit: “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të vazhdojnë me trajnerin aktual, Erik ten Hag. Kjo është arsyeja pse ata do t’i kishin ofruar Thomas Tuchel të merrte menjëherë postin e trajnerit te United. Për një rikthim të mundshëm në Premier League pas sukseseve të arritura me Chelsean.

Por, ish-trajneri i Bayernit të Mynihut vendosi të mos pranojë punën e ofruar nga klubi anglez. Arsyeja? Ai dëshiron të marrë një pushim, pa trajnuar ndonjë klub këtë verë me synimin për tu rikthyer sezonin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme