Premier League i heton për 115 shkelje financiare, City padit

Skuadra e City-t ka zgjedhur rrugën më të ashpër për tu përballur me Premier League-n. Siç dihet kundër klubit me pronarë nga Abu Dabi janë ngritur dyshime të mëdha pasi akuzohet se në 115 raste ka dështuar që të justifikojë shkeljet e normave financiare.
Të gjendur përballë një situate të tillë skuadra kampione në fuqi ka preferuar betejen ligjore. Për shumë më pak shkelje këtë sezon skuadra si Evertoni u penalizuan me pikë dhe City i druhet masave, të cilat do t’i kompromentonin sezonin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




