City shfrytëzon rastin, Haaland “eliminon” Brentford

Angli | 3 vite më parë

Duke vuajtur më shumë se sa pritej, Manchester City përfundon misionin e tij: të fitojë dhe t’i afrohet liderit të Premier Ligës, pikërisht Liverpoolit. Përfundon 1-0 për skuadrën e Guardiolës, një sukses i arritur me shumë vështirësi. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Cityn që krijoi më shumë mundësi shënimi dhe Brentford sigurisht që nuk qëndroi në rolin e spektatorit.

E kur duket se ndeshja po shkonte drejt një barazimi befasues, del Erling Haaland dhe i nxjerr nga zjarri gështenjat e Guardiolës rreth njëzet minuta para fundit. Duke mposhtur edhe “Bees”, norvegjezi ka shënuar kundër të gjithë kundërshtarëve me të cilët është përballur në një vit e gjysmë në Premier Ligë, 21 nga 21. Sa për City-n, siç u përmend, ata janë gjithmonë aty, kalojnë Arsenalin në vendin e dytë dhe kthehen në -1 pas Liverpoolit. Beteja trepalëshe vazhdon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme