Çelsi “i fiksuar” me Brajtonin, në 17 muaj i mori 11 drejtues/lojtarë

Aksi Londër-Brajton ka qenë i nxejtë në 17 muajt e fundit. Që pas largimit të Abramoviç nga “Stamford Bridge”, klubi i Çelsit ka rekrutuar plot 11 drejtues apo lojtarë të “Pulëbardhave”.
Më i fundit është Sem Xhiell, “truri” pas transferimeve të gjetura të Brajtonit ka lënë ekipin në fjalë për tu transferuar në Londër. Për Xhiell transferimi nuk do të jetë shumë traumatik pasi në Londër e pret paraardhësi i tij në detyrën që mbante te Brajtoni, Pol Uinstnlej.
Ky i fundit ishte larguar vetëm 15 muaj më parë nga Brajtoni për të pranuar detyrën e re te Çelsi ku shërben si drejtor sportiv së bashku me Lurens Stjuart.
Sa i përket Xhiell, ai do të jetë në krye të grupit, i cili merret me zgjedhjen e lojtarëve emergjent. Xhiell ka lënë Brajtonin për Çelsin pasi një gjë të tillë kishin bërë më parë Graham Poter, Billi Reid, Bjërn Hamberg, Bruno Saltor, Ben Roberts, Kajl MeKolej, Pol Uinstnlej, Robert Sançez, Mark Kukureja dhe Moisés Kaisedo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




