De Bruyne është rikthyer, City përmbys Newcastle

Angli | 3 vite më parë

Spektakël golash dhe emocionesh në St. James’s Park, aty ku ku Manchester City mposhti Newcastle falë lojës së Kevin De Bruyne: gol dhe asistim në një total prej 25 minutash për belgun, i cili frymëzoi 3-2 dhe golin e fitores së Bobb. Ndeshja mori menjëherë një kthesë të papritur, një përplasje me Longstaff i kushton shtrenjtë Ederson, i cili përpiqet të qëndrojë në fushë dhe më pas ngre flamurin e bardhë pas shtatë minutash. Portieri në fakt kishte rrezikuar t’u jepte një gol Magpies, për shkak të dhimbjeve të forta dhe u zëvendësua nga Ortega. Manchester City nuk e humbi qetësinë dhe dominoi topin, duke krijuar raste të ndryshme dhe duke thyer bllokimin në minutën e 25-të me Bernardo Silvën.

Megjithatë, Magpies arritën të reagojnë duke përmbysur gjithçka me golat e Isak 35’ dhe Gordon 37’ duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh 2-1.

Në minutën e 68-të rikthehet Kevin De Bruyne dhe është menjëherë vendimtar. Goditja e saktë e belgut firmosi për 2-2 në minutën e 73-të, gjë që ktheu lojën, në fushë ishte vetëm City, me Rodri dhe Foden shumë pranë golit. Guardiola prezanton Bobb-in dhe i riu i Akademisë shpërblen zgjedhjen e tij në minutën e 90-të, shënon golin 3-2, duke përfituar nga asistimi ndriçues i De Bruyne.

Belgu është menjëherë vendimtar, me gola dhe asistim në 25 minutat e luajtura. Fiton Guardiola, i cili ngjitet në 43 pikë. Nga ana tjetër, Newcastle mbetet i dhjeti me 29 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme