Arsenal shpërdorues, Liverpuli e eliminon nga FA Cup

Angli | 3 vite më parë

Një Arsenal shpërdorues u largua nga FA Cup në Emirates Stadium, pasi rivalët e titullit të Premier League, Liverpool,  bëri që ata të paguanin rëndë për një varg rastesh të humbura duke fituar një vend në raundin e katërt me një fitore 2-0 në një betejë të furishme.

Skuadra e Mikel Artetës në njëfarë mënyre dështoi të shënonte pasi dominoi pjesën e pare, me kapitenin Martin Odegaard që goditi traversën midis disa mundësive të dukshme të pastra, ndërsa kompensimi ishte një  autogol i vonuar i Jakub Kiwior (80′) dhe një finalizim i bukur ga Luiz Diaz ( 90+4′) në kohën shtesë që e  dërgoi Arsenalin jashtë.

Jashtë nga Carabao Cup dhe FA Cup. Për të dytin vit radhazi Mikel Arteta del bosh në kupat e Anglisë dhe, me këtë rast, humbja është shumë e rëndë: Arsenali i tij dominon Liverpoolin për 80 minuta dhe më pas mposhtet 2- 0, me të kuqtë që kalojnë në raundin e katërt.

Krizë për Artetën, me humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat për Topçinjtë e tij, të cilët nuk kanë fituar prej 17 dhjetorit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme