“Old Trafford”, në rrezik rrënimi

Angli | 3 vite më parë

Vazhdimësia e Erik ten Hag në krye të Manchester United nuk do të jetë i vetmi vendim i rëndësishëm që Sir Jim Ratcliffe do të duhet të marrë me ardhjen e tij në pronësi të skuadrës angleze. Edhe pse Premier League do t’i duhet gjashtë deri në tetë javë për të ratifikuar blerjen e 25% të klubit nga pronari i INEOS, në këmbim të 1.3 miliardë paundëve, manjati britanik premton të përmbysë gjithçka te Djajtë e Kuq.

As Old Trafford-i historik nuk mund të shpëtojë nga ndryshimet rrënjësore që Sir Jim Ratcliffe dëshiron t’i bëjë klubit. “Shtëpia 113-vjeçare e Manchester United po arrin ‘fundin e jetës së saj natyrale’, kështu që klubi mund ta rindërtojë atë ose të ndërtojë një stadium të ri”, raporton Telegraph. Pronari i INEOS ka premtuar një investim prej 245 milionë paund për të përmirësuar infrastrukturën e Old Trafford dhe terrenit stërvitor Carrington.

Rindërtimi i ‘Teatrit të Ëndrrave’ është një nevojë që Glazerët nuk e kanë mbuluar, në pritje të një investitori të ri. Për momentin, klubi po shqyrton tre mundësi: një projekt të vogël rimodelimi, zgjerimin e tribunës jugore dhe rimodelimin e plotë të stadiumit aktual, ose ndërtimin e një stadiumi krejtësisht të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme