Haaland monstruoz, thyen një tjetër rekord

Angli | 4 vite më parë

Nuk ndalet asnjëherë, sezon i jashtëzakonshëm i Erling Haaland, i cili me Manchester Cityn e tij ka shkatërruar rekord pas rekordi. Sulmuesi norvegjez, si zakonisht, shënoi edhe në fitoren 2-1 të Qytetarëve ndaj Fulhamit, me të cilin skuadra e Guardiolës u bë kryesues i ri i Premier Ligës.

Me këtë gol, Haaland arriti Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesit më të mirë të Premier Ligës në një sezon të vetëm (për norvegjezin, ende pa përfunduar) me 34 gola. Por jo vetëm kaq, ai theu edhe një rekord që datonte që nga viti 1931. Haaland shënoi golin e tij të 50-të në 2022-2023, duke u bërë lojtari i parë nga një klub anglez që e bën këtë në një sezon të vetëm që nga viti 1931. Kështu Guardiola është shprehur në konferencë për shtyp: “Rekordi që mposhti Haaland ishte aq i vjetër sa në atë kohë Churchill nuk ishte bërë ende kryeministër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme