Goditi më bërryl Robertson, Federata e Futbollit pezullon anësorin

Federata e Futbollit ka pëzulluar ngë detyra anësorin e Liverpul-Arsenal, Constantine Hatzidakis. Sipas organit në fjalë anësori do të qëndrojë larg aktiviteteve për një kohë të papërcaktuar.
Sipas medieve britanike incidenti që përfshiu Hatzidakis dhe Robertson ka prishur mjaft imazhin e Premier League-s dhe për këtë motiv Federata e Futbollit mund edhe ta përjashtojë përgjithmonë nga ç’do aktivitet sportiv të akuzuarin.
Constantine Hatzidakis u kthye në protagonist negativ të duelit mes Livepulit dhe Arsenal-it pasi goditi më bërryl mbrojtësin skocez, kur ky i fundit po i kërkonte shpjegim për një vendim sapo mbaroi pjesa e parë. Gjesti ka habitur Robertson-in, i cili menjëherë u tha shokëve të skuadrës: “Ai sapo më goditi me bërryl në fytyrë”!.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




