Tottenham e Chelsea befasohen në fund

Tottenham befasohet në sekondën e fundit dhe humbet një mundësi të madhe për të arritur, të paktën për momentin, vendin e tretë në klasifikim. Në javën e 28-të të Premier League, skuadra e Contes u barazua në 93′ nga Southampton, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 3-3. Vetëm një pikë për Spurs, ndërkohë që deri në minutën e 74-ët rezultati ishte 3-1 të nënshkruar nga Pedro Porro, Kane dhe Perisic. Në çerekun e fundit të orës, Southampton rihapi ndeshjen me Walcott dhe në 93′ barazoi me Ward-Proëse(me penallti). Conte mban vendin e katërt me 49 pikë.
Pas tre sukseseve radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, Chelsea ndalet përballë Everton në një barazim 2-2. Në fillim ishte Felix që hapi ndeshjen në minutën e 52-të, ndërsa Doucoure u përgjigj në minutën e 69-të për të firmosur 1-1. Edhe njëherë Blutë në avantazh në minutën e 76-të me penalltinë e Havertz, porn ë fund të takimit është Simms që shënon golin e 2-2, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.
Në ndeshjet e tjera, spektakël i Leeds, i cili mposht Wolverhampton 4-2 dhe largohet nga zona e rënies. Vetëm 1-1 mes Leicester dhe Brentford, ndërsa Aston Villa mposhti Bournemouth 3-0.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




