Potter vendos të ardhmen në dy takimet e radhës

Blutë e Londrës që shpenzojnë pa fund dhe pa menduar gjatë po kalojnë një formë aspak të mirë dhe ndryshimet janë thelbësore nëse trajneri Potter do ta mbajë këtë punë…Nëse duhet të besohen disa raporte, e ardhmja e Graham Potter si menaxher i Chelsea-t varet nga rezultati i dy ndeshjeve të ardhshme të klubit, në shtëpi me Leeds dhe Borussia Dortmund.
Që nga pushimi i Kupës së Botës dhe zbavitja e mëvonshme e shpenzimeve të Chelsea-t në janar, Potter është larguar nga të luajturit me tre në prapavijë dhe kryesisht ka përdorur një 4-2-3-1. Një pjesë e problemit është se mbrojtësi i krahut fluturues, Reece James ndoshta lojtari më i mirë në planet në pozicionin e tij është prangosur në një rol më të thellë, me tradicional të mbrojtësit të djathtë.
Për sa i përket qendërmbrojtësve që duhet të nderhyjnë, dëmtimi i parakohshëm i Thiago Silva-s përben një problem, por Potter ka ende Wesley Fofana, Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta dhe Trevoh Chalobah në dispozicion të tij për ndeshjën e dytë të së martës me Dortmund-in në “Stamford Bridge”.
Pierre-Emerick Aubameyang u rikthye në grup të dielën. Ndoshta kjo është një shenjë se lojtari nga Gaboni, i vetmi golashënues i njohur i Premier League në të gjithë skuadrën e Chelsea, po kthehet në qendër të mendimit të trajnerit, i cili është në kërkimin të golave.
Pasi erdhën jo më pak se tetë nënshkrime të reja në janar, ishte e pashmangshme që skuadrës me pamje te re do t’i duhej pak kohë për t’u përshtatur. Megjithatë, qoftë per shkak të formës së dobët apo pengesës gjuhësore, një numer i lojtarëve të Chelsea-t ende duken krejtësisht të humbur. S.M.
Një raport i mirë jashtë fushës mund të ndihmojë në përmiresimin e formës së ekipit dhe Potter duhet të punojë në atë lloj fronti larg terrenit stervitor shkruan “Goal”. Në një mënyrë apo tjetër, Potter duhet të provojë se ai është më të vërtetë njeriu i duhur për këtë punë… S.M.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




