FA Cup, Brighton eliminon Liverpool-in

Angli | 4 vite më parë

Impresionon Brighton i Roberto De Zerbi, i cili mundi Liverpool-in 2-1 në xhiron e 32-të të FA Cup. Mikpritësit u bënë kërcënues në minutën e 16-të me Ferguson, tentativa e të cilit u kthye nga një mbrojtës kundërshtar. Pikërisht në gjysmë ore vjen avantazhi i të kuqve me Elliott, i cili realizon një aksion të mirë koral të skuadrës së tij. Megjithatë, gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 39-të Lamptey gjeti devijimin me fat të Dunk: 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit patën një mundësi në minutën e 51-të, por gjuajtja përfundoi jashtë. Ndeshja është e mbyllur dhe të dyja skuadrat nuk duan t’i lënë kundërshtarët e tyre në krah. Në finale, stadiumi Amex shpërthen: Mitoma firmos  për 2-1 në minutën e 92-të. Var-it i duhet shumë kohë për të vërtetuar golin, por në fund Brighton më në fund mund të festojë, mundën Liverpool dhe fluturojnë në 16-shen e FA Cup. Kështu De Zerbi konfirmon veten si një “bishë e zezë” për skuadrën e Klopp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme