Në Angli “tallen” me Ronaldon: Weghorst ka bërë diçka më shumë

Angli | 4 vite më parë

Mbrëmë ishte një natë për t’u mbajtur mend për Ëout Ëeghorst. Sulmuesi i Manchester United ishte protagonist në ndeshjen e fituar nga Djajtë e Kuq ndaj Nottingham Forest, e vlefshme për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup. Ndeshja përfundoi 3-0, me sulmuesin holandez që vulosi dyfishimin pas kryesimit të nënshkruar nga Rashford. Në Angli vlerësuan performancën e Weghorst, madje e krahasuan atë me Cristiano Ronaldon.

Dihet se marrëdhëniet mes Manchester United dhe Ronaldos janë tensionuar pas lamtumirës. Edhe të përditshmet kryesore sportive po kalojnë valën, me Dailystar që i krahason të dy bazuar në debutimin e tyre në Carabao Cup me Djajtë e Kuq. E pra, ai i asit portugez nuk ishte aq i lumtur sa ndodhi dje me Ëeghorst, duke qenë se Ronaldo humbi 2-0 ndaj West Bromwich, pra pa gjetur rrugën e golit. Një barrë për sulmuesin e ri të Mançesterit, i cili mbërriti pak ditë më parë nën urdhrat e Erik ten Hag me formulën e huazimit nga Burnley.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme