Premier League, Haaland është uragan shënon tre gola dhe Wolves

Premier Liga po njihet me fenomenin Haaland. Sulmuesi norvegjez i City-t shënoi sot tre gola në ndeshjen e fituar nga vendasit përballë ekipit të Wolves.
Për Haaland kjo ishte ndeshja e radhës ku gjeti rrugën e golit pasi në këtë sezon kryeson tabelën e golashënuesve me 25 të shënuar. Sa i përket renditjes City ushtron më shumë presion përballë Arsenal duke ngushtuar edhe më shumë diferencën.
Topçinjtë luajnë pas pak (17:30) ndeshjen e tyre përballë ekipit të United. Në rast fitoreje Arsenal do ta dërgojë përsëri në pesë pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




