Southampton-Aston Villa pezullohet për disa minuta: arsyeja është

Angli | 4 vite më parë

Është e pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen e Premier League mes Southampton dhe Aston Villa, e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit anglez. Në fakt, ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Në minutat mbyllëse të pjesës së parë, gjyqtari Michael Salisbury vuri re një dron që po fluturonte mbi St. Mary’s Stadium.  Arbitri u detyrua të urdhërojë skuadrat të largohen nga fusha për arsye sigurie. Pas dhjetë minutash pritje dhe miratimit të policisë, e cila ndërhyri në fushën e lojës, ndeshja ka rifilluar normalisht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme