Haaland në krizë, paraqitja në derbi që nuk i pëlqeu Guardiolës

Angli | 4 vite më parë

Edhe Pep Guardiola e pranoi këtë: Erling Haaland duhet të përfshihet më shumë në ndeshjen e Manchester City. Konsideratat pas humbjes në derbin me Manchester United. Të dhënat që shqetësojnë Guardiolën janë ato të prekjeve të topit të norvegjezit gjatë ndeshjes: 19, me shumë pak mundësi para portës kundërshtare, për të mos thënë fare. Kanë qenë tri ndeshje që Haaland nuk ka shënuar, ndoshta nuk është tamam një krizë, por e sigurt është se norvegjezi ishte mësuar me standarde shumë të ndryshme, duke shënuar 27 gola në 21 ndeshjet e tij të para.

Për t’i bërë gjërat më keq ka menduar ish-City, Hamaan, i cili deklaroi se “Pavarësisht 40 golave ​​këtë sezon, skuadra ishte më e mirë pa Haaland”. Kjo ndoshta sepse ndikimi i një lojtari si norvegjezi u ndje në një ekip që është mësuar të luajë me 9 false për disa sezone. “Duhet ta kërkojmë më shumë”, ka pranuar Guardiola, i cili me siguri nuk do të jetë dakord me atë që tha Hamaan, por është e sigurt që trajneri do të duhet t’i hyjë punës për të integruar norvegjezin, i cili kushtoi 51 milionë stërlina në arkën e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme