Liverpool bllokohet nga Wolves, Newcastle eliminohet

Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në përballjen me Wolves në FA Cup, që do të thotë se ndeshja do të riluhet, kështu e thotë rregullorja e kompeticionit. Reds, pas avantazhit të firmosur nga Guedes, përmbysën rezultatin me Darwin Nunez dhe Salah, përpara se të pësonin 2-2 nga Hwang Hee-Chan.
Në ritëm të plotë për një vend në Champions League, Newcastle del nga FA Cup, i eliminuar nga Sheffield Wednesday, i cili fitoi 2-1 falë një dopiete të Windass.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




