Arsenal në arrati, 4-2 me Brighton e +7 ndaj City

Angli | 4 vite më parë

Arsenali vazhdon të fluturojë. Topçinjtë zbritën në fushë në shtëpinë e  Brighton pas barazimit të Manchester City ndaj Evertonit dhe nuk e humbasin mundësinë: 4-2 për të djemtë e tmerrshëm të Artetës. Fitorja e pestë radhazi, e 14-ta në 16 ndeshje të luajtura.

Saka hap menjëherë ndeshjen, në minutën e 2-të, një gol i lehtë pas një goditjeje të Martinellit. Odegaard, gjithnjë e më shumë lider, dyfishoi para pushimit. Nkatiah gjen golin e tretën në fillimin e pjesës së dytë. Mitoma përpiqet të ringjallë skuadrën e tij, Martinelli shënon të karërtin para golit të Fergusonit për vendasit.

Në finale Topçinjtë duhet të vuajnë, skuadra e De Zerbit gjen 3-4 me Mitoma por ka një pozicion jashtë loje milimetrik të sinjalizuar nga VAR.

Edhe një ekip i mirë dhe ambicioz si Brighton nuk mund të bëjë asgjë kundër këtij Arsenali: tani epërsia ndaj City është shtatë pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme