Liverpool, Klopp: Mirë 2022, mezi pres të vijë 2023

Angli | 4 vite më parë

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, iu drejtoi fansave me mesazhin e tij tashmë klasik të Krishtlindjeve në faqen e klubit, por këtë herë, ndryshe nga të mëparshmet, ai nuk pranoi të këndonte, duke shpjeguar se nuk donte të “shqetësonte” me zërin e tij. Në vend të kësaj, ai foli për kinemanë, duke zbuluar se ka disa filma të veçantë që i pëlqejnë t’i shikojë gjatë asaj kohe, veçanërisht duke përmendur komedinë romantike të vitit 2003 “Love Actually”.

“Në botën e çmendur që po jetojmë, është mirë të shpërqendrohesh me tema që nuk janë shumë serioze”. Duke bërë një bilanc të vitit sportiv që po mbyllet, Klopp kujtoi sukseset në Kupën e Ligës dhe në Kupën FA por edhe kampionatin e humbur me një pikë dhe Champions League të humbur në finale.

“Kampionati ishte spektakolar – tha ai -. E di që nuk është shumë e vlerësuar t’i afrohesh titullit, por si trajner jam krenar”. Kujtimet janë shumë më pak të bukura për Champions League. “Një mbrëmje speciale, por për arsye absolutisht të gabuara – nënvizoi ai, duke iu referuar kaosit jashtë Stade de France -. Nuk do të jetë një finale që ne do ta kujtojmë për pjesën tjetër”.

Liverpool e nisi sezonin çalë, por tani është në vendin e gjashtë dhe nesër, kur të rifillojë Premier League, do të përballet me Aston Villa në Boxing Day. “Tani jemi brenda distancës së gjuajtjes. Kjo është gjithçka që më duhet. Mezi pres – përfundoi ai – të vijë viti 2023”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme