Klopp, i lumtur për rikthimin e kampionatit

Jurgen Klopp është në “qiellin e shtatë” për mbylljen e Kupës së Botës dhe rikthimin e Premier League. Trajneri gjerman i Liverpool, një prej kritikëve më të mëdhenj të faktit që botërori u zhvillua në këtë periudhë të vitit, flet me tone optimiste për të ardhmen dhe lojtarët e tij duke lënë pas kritikat.
“Jemi vërtet shumë entuziastë për rikthimin e Premier League. Të gjithë lojtarët janë kthyer nga Kupa e Botës dhe kjo është shumë e rëndësishme. E dimë shumë mirë se duhet të rikuperojmë një diferencë shumë të madhe që kemi në klasifikim me skuadrat e kreut. Mezi po presim të zbresim në fushë dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë jemi shumë në ankth për të nisur sa më parë, ndërsa Manchester City ka ambicje të mëdha edhe për këtë sezon”.
Kjo është konferenca e shtypit të trajnerit gjerman në prag të ndeshjes së “Boxing Day” kundër Aston Villas së Unai Emery.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




