Ronaldo, një tjetër sulm: Nuk mund të më trajtojnë si të tjerët

Angli | 4 vite më parë

Intervista e Cristiano Ronaldos me Piers Morgan vazhdon të shkaktojë diskutime dhe goditja e fundit e portugezit i drejtohet direkt Erik Ten Hag: “Trajneri më tha se duhej të prisja shansin tim. E kuptoj këtë, por nuk mund të më trajtosh si të tjerët. – tha CR7 duke iu referuar refuzimit të tij për të hyrë në fushë në ndeshjen kundër Tottenham – Nëse ai më fut në fushë vetëm për tre minuta, ndihem i poshtëruar. Nuk do ta fsheh që marrëdhënia me trajnerin nuk po shkon mirë. Ai nuk më respekton, prandaj u largova në atë rast”.

Një qëndrim mjaft i qartë: “Do të jem i sinqertë, më vjen keq që e lashë stadiumin kundër Tottenhamit. Ose ndoshta jo. Është e vështirë për t’u kuptuar, por le të themi se më vjen keq. Por u ndjeva i provokuar nga Ten Hag. Nuk ka mundësi që një menaxher më lejon të luaj vetëm tre ndeshje. Më vjen keq, nuk jam ai lloj lojtari. Kur erdha në Manchester  kam qenë gjithmonë i gatshëm ta ndihmoja skuadrën të ecë mirë, por është e vështirë kur të presin këmbët, nuk u pëlqen që ti të shkëlqesh dhe nuk dëgjojnë këshillat e tua”.

Në janar, ndarja nga Djajtë e Kuq do të jetë e pashmangshme (“ndoshta tani është më mirë të hapim një kapitull të ri”, tha ai) dhe duke folur për tregun e transferimeve, Ronaldo duket se i shkeli syrin Arsenalit: “Nëse Manchester United nuk e fiton Premier League, do të isha i lumtur ta fitonte Arsenali. Kanë një ekip që më pëlqen ta shoh të luajë, më pëlqejnë lojtarët dhe trajneri. Kanë një ekip të mirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme