Arsenal-Liverpool përfundon nën hetim

Angli | 4 vite më parë

“Jemi në dijeni të një incidenti që ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit. Jemi në dialog me zyrtarët e ndeshjes dhe do të shqyrtojmë detajet e incidentit”. Në një deklaratë, FA konfirmoi se kishte kthyer në qendër të vëmendjes atë që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit, të luajtur të dielën e kaluar në Emirates dhe që u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës vendase. Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson dhe mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes u përfshinë në një diskutim të nxehtë në qendër të fushës.

Sipas asaj që shkruhet sot nga gazetat britanike, Gabriel ka reaguar ashpër pasi të kishte dëgjuar për ofendime në fushë. Futbollisti u nis si i tërbuar drejt kapitenit të Liverpool dhe më pas u dëgjua edhe nga arbitri Oliver. Nuk ka komente zyrtare nga klubet, por ata i kanë siguruar FA-së me pamjet televizive që posedonin. Në ditët në vijim dy lojtarët me gjasë do të merren në pyetje nga përfaqësuesit e Federatës së Futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme